Vdes vajza 9 mujashe që u sulmua nga një Pit Bull (Foto)
E vogla, Liana Valiano ishte te shtëpia e gjyshes së saj kur u sulmua nga një qen i racës Pit Bull.
Liana ishte në një karrige të vogël në oborr kur papritmas një qen Pit Pull e sulmoj të voglën duke e lënë të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në Miarmar të Floridës, pikërisht në shtëpinë e gjyshes së vajzës.
Kjo e fundit në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka telefonuar prindërit e vogëlushes, duke u thënë se diçka e tmerrshme ka ndodhur.
Ambulanca dhe policia kanë arritur për pak minuta por Liana atëherë vetëm se kishte ndërruar jetë./Indeksonline/