17:17 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli: E çuditshme puna e moralizmit, me shit banesa e me i pas 85 mijë euro

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se nuk është mirë të flasim për punën e moralizimit duke ironizuar me liderin e VV-së, Albin Kurtit. Sipas Veselit  duhet të fokusohemi në sfidat aktuale.

Ai ka theksuar se për rastin e Astrit Deharit do të shkohet deri në fund. I pari i legjislativit ka bërë të ditur se të gjitha sfidat do të kalohen, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, kur të  dihet e vërteta lidhur me këtë rast të gjithë duhet ta pranojnë atë.

“Puna e moralizmit me që shit banesa e njëjtën kohë me i pas 85 mijë euro në konto  është paksa  e çuditshme kjo nuk më intereson, por më intereson më shumë kjo pjesa që më bënë përshtypje e akuzave për tradhti, e kem shit Mityrovicen e kem shit Kosovën.

Është banale me mbrojtë kush e ka shit, ajo çka është kryesore është mirë me u ndalë të këto sfidat që janë aktualisht kemi me rastin e Astrit Deharit do të shkojmë deri në fund çdo iniciativë që deshironi deri në fund çdo institutë ndërkombëtarë që pranon përveç atij që ka kërkuar vet familjart e Deharit  çdo shtet ma korrekt se sa Republika e  Kosovës nuk ka,  kemi me shku deri në fund për me gjet të vërtetën për Astrit Deharit por tani duhet ta pranoni”, ka thënë Veseli./Indeksonline/