18:35 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli ia përmend Kurtit qindra punësime të aktivistëve të VV-së në Prishtinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurti, i cili foli për punësime politike në borde të ndërmarrjeve publike e institucione tjera. Veseli tha se është e vërtetë që ka pasur nga të gjitha partitë politike.

E në këtë pikë tha se hyn edhe Vetëvendosje. Për këtë ai përmendi qindra punësime që janë bërë në Komunën e Prishtinës, dhe ato krejt nga aktivistëve të Vetëvendosjes.

Veseli tha se po punojnë që të hiqen këto praktika, dhe për këtë përmendi një marrëveshje që ka nënshkruar ai me Britaninë e Madhe për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike.