21:27 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli tregon se çfarë folën mbrëmë deputetët në zyrën e tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në takimin e mbrëmshëm të deputetëve janë zhvilluar biseda të gjata në zyrën e tij dhe se marrëveshja për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi është afër, ai ka paralajmëruar takime të tjera mes subjekteve politike.

Në një intervistë për RTK-në, Veseli tha se janë zhvilluar biseda të gjata në zyrën e tij dhe konsensusi është afër.

Në lidhje me këtë ai ka thënë se “se deri të mërkurën do të arrihet një marrëveshje dhe demarkacioni do të kalojë”

Veseli theksoi se ka një dialog konstruktiv mes palëve për të arritur një marrëveshje. Dallimet në diskutime ka thënë se janë të vogla dhe sipas tij ato do të tejkalohen për të quar përpara demarkacionin, si një proces me interes nacional.

“Dallimet në diskutime janë të vogla dhe sipas tij ato do të tejkalohen për të quar përpara demarkacionin, si një proces me interes nacional”, ka thënë ai.