17:45 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje kërkon hetim ndërkombëtarë për rastin e Deharit dhe sulmin ndaj Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka lexuar rekomandimet e Lëvizjes Vetëvendosje rreth burgimit të aktivistëve të saj lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, si dhe për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Kurteshi ka bërë me dije se Vetëvendosje kërkon hetim ndërkombëtarë për vdekjen e Deharit dhe për sulmin ndaj Kuvendit në gusht të vitit 2016, raporton Indeksonline.

Më poshtë gjeni rekomandimet e Vetëvendosjes:

Nga aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës shtrohen pyetje të pashmangshme:

1. Kush janë aktorët e vërtetë të sulmit me armë zjarri më 4 gusht 2016?

2. Kush është organizuesi për dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje?

3. Kush janë ideatorët e këtij inskenimi ndaj aktivistëve të LVV-së?

4. Kush e vrau Astrit Deharin në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016?

Për shkak të këtij inskenimi, për shkak të involvimit të drejtpërdrejtë, për shkak të dyshimit të bazuar të involvimit të qarqeve të larta në Policinë e Kosovës, në Prokurorinë Speciale dhe në Gjyqësorin e Kosovës kërkojmë që:

1. Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016 të kërkohet një hetim i plotë i oavarur ndëkrombëtar i tërë rastit nga nmdonjëri nga vendet perëndimore të BE-së, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe Zvicrën, por duke e vecuar nga rasti i Astrit Deharit, raporton Indeksonline.

2. Shkarkimi i të gjithë përsonave nga Policia e Kosovës të involvuar në këtë rast të involvuar

3. Shkarkimin e të gjithë personave që kanë qenë kompetenvtë në hierarkinë shtetërore kur ka ngjarë rasti i Astrit Dehari

Sa për informim edhe të zotit Haradinaj edhe të gjithë të tjerëve sot Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar vendimin për lejimin e të gjitha veprimeve hetimore për rastin e Astrit Deharit pa u kufizuar në asnjë mënyrë. Kjo është edhe kërkesa kryesore e Lëvizjes Vetëvendosje.

/Indeksonline/