23:12 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Astrit Dehari përkujtohet edhe në Tiranë

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në Tiranë, për të përkujtuar ish aktivistin e tyre, Astrit Deharin i cili ka vdekur dy vite më parë në burgun e Prizrenit.

“Në mbrëmjen e 6 nëntorit, në sallën Black-Box të Akademisë së Arteve mbështetës e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Tirana e nga vende të tjera të Shqipërisë u mblodhën për të përkujtuar shembullin e aktivizmit dhe atdhetarisë, Astrit Deharin, i cili u vra në 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit, ku mbahej padrejtësisht. Kjo mbledhje për nder të Astrit Deharit u shndërrua në një odë të vërtetë shqiptare, me pjesëmarrjen e grave e burrave, vajzave e djemve, nga shumë profesione e prejardhje, nga shtresa të ndryshme shoqërore, të gjithë bashkë në ërkujtim të një idealisti, i cili përditë e më shumë e forcon dritën e idealit për të cilin dha jetën!, shkruan Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim në Facebook.

Në këtë aktvitet kishte edhe miqë nga Kosova, bashkëshortja e Astrit Deharit, znj. Arta Boshtraj-Dehari, prindërit e tij, Xhemile e Avni Dehari, xhaxhai i Astritit, Esat Dehari, dhe babai i Artës, Nezir Boshtraj.

E pranishme ishte edhe nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputetët Liburn Aliu e Xhelal Sveçla, si dhe veprimtari i vjetër e miku i familjes, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes, Emrush Xhemajli.

Gjatë këtij aktiviteti aktorja Ema Andrea e përshëndeti kujtimin e Astritit përmes poemës „Në Mundsh“ të Rudyard Kiplingut, ndërsa Elvis Hoxha, Arbër Zaimi, Gearda Demiraj, Krenar Zejno e Hysamedin Feraj folën për kujtimet, përvojat e mendimet e tyre me Astritin.

Temat: