15:32 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje ndahet zyrtarisht edhe në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje nga sot, edhe zyrtarisht ka ndarë edhe asamblistët në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Kështu nga sot, asamblistët e dalë nga LVV-ja, janë 7 me numër, 9 të tjerë kanë mbetur në Grupin Parlamentar të LVV-së, dhe një asamblistë ka zgjedhur të mbetet si e pavarur.

Prandaj, ata më nuk janë Grupi më i madh Parlamentar në KK të Prishtinës, sikur deri tani kur i kishin 17 asamblistë.

Tani, Grupi më i madh parlamentar, është ai i LDK-së, e cila është në opozitë me 15 asamblistë.