13:30 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Vishen si ushtarë, “Intelektualët” nisën për në Pejë (Foto)

Tifozëria e Dritës, “Intelektualët” janë nisur për në qytetin e Pejës.

Skuadra e Dritës zhvillon ndeshjen e fundit këtë sezon në Vala Superligë, ndaj Prishtinës, takim ky që nis nga ora 16:00 dhe luhet në stadiumin e Besës së Pejës, shkruan IndeksOnline.

Foto të publikuar nga faqja zyrtare e tifozëve gjilanas, shihet se “Intelektualët” do të jenë të pranishëm në stadium ndryshe se herave të tjera.

Ata kanë veshur unfiorma ushtarake për ta përcjellë ndeshjen “finale” dhe të fundit në këtë stinor.

Kujtojmë se një numër i madh i tifozëve nga Gjilani do të udhëtojnë për në Pejë, por një numër i vogël do të jetë i pranishëm në stadium për shkak të rregullave të vendasit./IndeksOnline/