75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / MSH

“I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?

Republika e Kosovës sot feston 25-vjetorin e çlirimit, duke shënuar përfundimit e okupimit serb dhe tentimin disa vjeçar të Serbisë për spastrim etnik.

Nga 24 marsi e deri më 10 qershor, NATO bombardoi Serbinë, për t’i dhënë fund një prej gjenocideve më të mëdha në Ballkan.

Teksa grupe paramilitare serbe haseshin në disa vende aty-këtu në Kosovë, edhe intervenimi i KFOR-it ishte i menjëhershëm, shkruan Indeksonline.

Një ngjarje e tillë është dokumentuar nga media ndërkombëtare “Associated Press”, e cila në një fshat të Prizrenit dëboi edhe të fundit ushtarë serbë.

Mbetet ikonik diskutimi i komandantit gjerman, Helmut Harff, i cili në debat e sipër me një oficer serb, i bëri me dije se po i përfundon koha e largimit.

“30 minuta i ke kohë për të lënë Kosovën” ishte deklarimi i komandantit Harff, i cili pasi shkëmbeu edhe disa fjalë me oficerin serb i tha: “Këtu përfundon diskutimi, të kanë mbetur edhe 28 minuta”.

Në xhirime më pas shfaqen ushtarët e dorëzuar serbë, që në këmbë marrin rrugën për në Serbi.

Në Kosovë, Harff ishte komandant i forcave gjermane dhe gjeneral i brigadës, nga dhjetori i vitit 1998, deri në qershor të 1999-s.

Në nëntor të ’99-s, Harff doli në pension. Ai ndërroi jetë në shtator të vitit 2018./Indeksonline/