Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, transmeton IndeksOnline.
Në aksident janë përfshirë një veturë zyrtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një me targa civile.
Përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.
Policia rrugore i është përgjigjur rastit dhe po merret me procedurat përkatëse./IndeksOnline/