15:16 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Vivo po linçon telefonin e parë, ka këtë risi

Më 24 janar, Vivo e Kinës do të nisë një smartphone me një sensor të gjurmëve të gishtit nën ekran.

Ndoshta e keni harruar tashmë këtë teknologji. Por vetëm disa muaj më parë përpara nisjes së Iphone X, thuhej gjerësisht se anija e re e Apple do të kishte një sensor të gjurmëve të ngulitur në ekran.

Apple vendosi për një teknologji të skanimit të fytyrës dhe po ashtu  Samsung, i cili gjithashtu thuhej se po punonte për një skaner të gjurmëve në anën e pasme të telefonit, transmeton Indeksonline.

Vivo së pari ndau detajet e teknologjisë së saj të skanimit të gjurmëve të gishtave, të cilat i ndërtoi së bashku me Qualcomm, në Qershor të vitit 2017, por asnjë pajisje nuk u njoftua në atë kohë. Kështu, të mërkurën Vivo do të nisë telefonin e parë të prodhuar në masë në botë me këtë funksionalitet.