11:10 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Gishtat e Kate Middleton janë gjëja më e çuditshme që do të shihni sot

Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, Kate Middleton sërish gjen forcën dhe udhëton kryq e tërthor botës. E kemi analizuar imtësisht për punë stili, e kemi krahasuar me Meghan Markle dhe tani do të merremi pak me gishtat e Dukeshës, nëse s’keni ndonjë kundërshtim. Po, po, me gishtat.

Teksa Kate po vizitonte një shkollë fillore në Oxford, njerëzit u fokusuan te gishti tregues, i mesit dhe i unazës, të gjithë të barabartë, për çudi e njëjta gjatësi. Kujtesë: Çdo njeri është i veçantë. Kate gjithashtu.

Raporte specifike mes gjatësive të gishtave mund të jenë indikatorë të sëmundjeve mendore si skizofrenia dhe sëmundjeve të tjera si çrregullimet e zemrës. Madje, një studim i tërë fokusohet në njohjen e hapësirës rreth nesh dhe atleticizmin. Tani për tani, asgjë s’është vërtetuar plotësisht, kështu që le të mos hamendësojmë gjë për gishtat e Kate, të cilët meqë ra fjala, duken komplet ndryshe në foto të tjera.