18:55 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Voton Shpend Ahmeti (Foto)

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kryer obligimin e tij si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar për të parin e këtij subjekti partiak.

Tash e një kohë Vetëvendosje po përballet me disa mosmarrëveshje mes anëtarëve andaj edhe u vendos që të mbahen zgjedhjet e brendshme, ku kandidat i vetëm për të parin e partisë është Albin Kurti.

Procesi i votimit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar nga ora 10.00, ndërkaq pritet të përfundojë në orën 19./Indeksonline/

Temat: