16:36 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Të hiqet taksa që paguajnë qytetarët për të hyrë në stacionin e autobusëve

Kryetari i komuës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pas marrjes në administrim të plotë të Stacionit të Autobusëve nga siç ka thënë ai  “koalicioni qeverisës”, aksionarët e ri kanë kërkuar nga bordi i ri që të shfuqizohet vendimi për taksen që qytetarët paguanin për të hyrë në stacion e që ka qenë në tri nivele, 0.10, 0.50 dhe 1 euro.

Ahmeti ka thënë se presin që ky vendim të merret në fillim të javës tjetër dhe që duke filluar nga java e ardhshme kjo takse të mos paguhet nga qytetaret, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Pas marrjes në administrim të plotë të Stacionit të Autobusëve nga koalicioni qeverisës në Prishtinë, aksionarët e ri të Stacionit të Autobusëve të Prishtinës kanë kërkuar nga bordi i ri që të shfuqizohet vendimi për taksen që qytetarët paguanin për të hyrë në stacion e që ka qenë në tri nivele, 0.10, 0.50 dhe 1 euro.

Presim që ky vendim të merret në fillim të javës tjetër dhe që duke filluar nga java e ardhshme kjo takse të mos paguhet nga qytetaret.

Gjatë javëve në vijim bordi do të merret edhe me adresimin e shumë ankesave për parregullsi në administrimin e Stacionit të Autobusëve gjatë periudhes kur nuk kemi patur qasje të plotë në dokumentacionin dhe qeverisjen e kësaj ndërmarrjeje publike.