10:49 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, reagon ambasadori amerikan

Të martën e kësaj jave një rast tragjik ndodhi në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku i dyshuari Pjetër Nrecaj vrau gruan e tij dhe vajzën nëntë vjeçare.

Ky krim bëri që krerët e shtetit të reagojnë përderisa dyshohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk kishin reaguar kur gruaja ditë më parë kishte paralajmëruar për kërcënimet e bashkëshortit në drejtim të saj.

Ndërsa sot, ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke thënë se është thellësisht i trishtuar dhe i zemëruar nga vrasja e nënës dhe vajzës në Gjakovë, shkruan Indeksonline.

“Tragjike se si ato nuk ishin mbrojtur. Programi ynë #RuleofLaw është duke punuar me policinë, prokurorët, gjyqtarët për të siguruar që ankesat e dhunës në familje të marrin vëmendjen e menjëhershme . Raporto abuzimin në Helpline 080011112”, ka shkruar Delawie në Twitter./Indeksonline/