07:25 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vuçiq kërkesë ambasadorit amerikan: Na ndihmoni të gjejmë kompromis me shqiptarët

Gjatë natës së kaluar mediat serbe raportuan për bashkëbisedimin që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pati me senatorin amerikan, Ron Johnson.

Por së fundi është bërë e ditur se Vuçiq ka kërkuar nga Johnson, të ndihmojë duke u kërkuar shqiptarëve të Kosovës të jenë të gatshëm për zgjidhje të mirëfillta, të cilat kanë të bëjnë me kompromis.

“Në kushtet e marrëdhënieve me Prishtinën, ne kemi pikëpamje të ndryshme. Shtetet e Bashkuara kanë njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë dhe kemi biseduar lidhur me këtë, dhe shpresat tona, në këtë 10 vjetor të kësaj pavarësie është që gjërat të zgjidhen me kompromis. Serbia është e gatshme për këtë, por të dy palët duhet të jenë për kompromis sepse nuk duhet që njëra palë të jetë  kënaqur kurse pala tjetër jo”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Ai tha gjithashtu se Johnson foli për mbështetjen e SHBA-së për rrugën evropianë të Serbisë por se çështja kryesore mbetet zgjidhja e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Një kompromis nuk mund të ekzistojë nëse njëra anë është absolutisht e kënaqur dhe tjetra e pakënaqur. Ne jemi të hapur për bisedime. Për popullin tonë është e rëndësishme që ne të arrijmë një zgjidhje të drejtë për fëmijët tanë dhe të ardhmen e Serbisë”, ka shtuar Vuçiq.

Gjithashtu Vuçiq ka bërë të ditur se ndër temat që ka diskutuar me senatorin amerikan ishin: marrëdhëniet dypalëshe, situate në rajon, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe  Beogradit dhe mbështetja e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së./Indeksonline/