10:56 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Nëse serbët dhe shqiptarët s’gjejnë zgjidhje, do të jetë gabim i madh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nëse shqiptarët dhe serbët nuk gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, që është më se e nevojshme, ky do të ishte gabimi i radhës në historinë e dy popujve më të mëdhenj në Ballkan, transmeton Indeksonline.

Ai këto deklarata i ka bërë për një gazetë vjeneze, gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi në Austri.

Vucic gjatë qëndrimit në Austri, u takua me kancelarin Sebastian Kurz, të cilin e falënderoi për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë kohëve të fundit. /Indeksonline/