20:43 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq fyen kur pyetet për protestën e mbrëmshme, flet edhe për kërcënimin e një gazetareje

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu kërkua të komentojë protestën e mbrëmshme në Beograd, si dhe kërcënimin në drejtim të gazetares e cila raportoi për zhvillimet e mbrëmshme.

Vuçiq tha se politikani serb, Ivan Ivanoviq dhe aktori, Sergei Trifunoviq dhe disa nga përfaqësuesit e opozitës kërcënuan me rrahje.

“Kush do ta rrahë Ivan Ivanoviq-in, dhe Sergei Trifunoviq do ta rrahë dikë? Në rrjetet sociale, ata do të trondisin shumë prej njerëzve, por le të shkojnë le të …”, ka thënë Vuçiq.

Tutje ai është deklaruar edhe për gazetaren që raportoi mbrëmë për protestën.

Gazetarët e pyetën atë se kush ka mundur ta kërcënonte , Barbara Zhitoviq-in pas raportimit.

“Barbara? Çfarë, kush është Barbara? Çfarë bëri ajo?”, parashtronte pyetje Vuçiq.

“Ndoshta ajo tha se ata ishin më pak se sa kishin imagjinuar, ose diçka të tillë unë mendoj…Më vjen keq, i them lamtumirë Barbara-s, ajo është një fëmijë i vogël”, tha ai.Ai gjithashtu shtoi se ata  nuk janë në gjendje të rrahin njëri-tjetrin së bashku”, tha ai.

Ndryshe thuajse gjithë mediat serbe heshtën mbrëmë për protestën që po zhvillohej duke u kërkuar dorëheqja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Madje sipas serbëve opozitare, kjo çështje u pa si diktaturë e vërtetë, pasi vetë Vuçiq deklaroi se nuk e ka ndërmend të dorehiqet./Indeksonline/