22:06 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Serbisë i duhet përkrahja e Rusisë që të arrihet marrëveshja me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se shtetit që drejton i duhet ndihma e Rusisë, kur fjala është për arritjen e marrëveshjes me Kosovën në Bruksel.

Ai këtë e ka thënë në takimin që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, shkruan Kontakplus..

“Që të arrihet marrëveshja me Kosovën, neve na duhet ndihma e Rusisë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq është shprehur i bindur se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do ta vizitojë Serinë këtë vit.

“Jemi duke e pritur. Ai ka premtuar se do të vjen dhe kur ka thënë se do të vjen, ka ardhur”, ka shkruar Vuçiq, duke thënë se është i kënaqur me rezultatet e miqësisë mes dyja vendeve.