Wilder ia plotëson kërkesën Joshuas, i ofron 50 milionë euro (Video)
Kampioni botëror i peshave të rënda i WBC, Deontay Wilder pretendon se i ka ofruar Anthony Joshuas (kampion i ËBA, ËBO dhe IBF) 50 milionë euro për duelin e famshëm.
Britaniku ishte i qartë në një intervistë disa javë më parë duke i kërkuar një shumë të hollash për ta realizuar këtë meç:
“Nëse Wilder më jep 50 milionë më parë, unë do ta luftoj atë “, kishte thënë Joshua, shkruan indeksonline.
Boksieri amerikan tashmë si duket e ka pranuar kërkesën e tij duke pretenduar se i ka dërguar palës britanike një “e-mail”.
“Anthony, merri njerëzit e tu Eddie dhe Barry Hearn dhe kontrolloni emailin tuaj. Unë kam diçka të veçantë për ju. Të gjitha paratë janë në qese. Kështu që unë shpresoj se ju jeni një njeri i fjalës (përfshin video në të cilën Joshua kërkon 50 milionë), shihemi së shpejti”, ka thënë Wilder përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Anthony Joshua (21-0, 20 KO) dhe Deontay Wilder (40-0, 39 KO) për momentin janë boksierët më të mirë në qarkullim dhe fituesi i një dueli të mundshëm në mes tyre do ta “krijonte” një Kampion të pa diskutueshëm të Botës. /IndeksOnline/
.@anthonyfjoshua Mate! I sent this personally this time just so there’s no miscommunication. Tell @EddieHearn to let you personally check his email this time. BTW I sent Your manager Rob McCracken the email as well. I’m looking forward to our meeting in the ring. #KingVsKing pic.twitter.com/WbH8SB5Qm5
— Deontay Wilder (@BronzeBomber) April 25, 2018