19:41 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ylli i Spurs i ishte vetë ofruar Interit

Gazeta italiane “Calciomercato” ka kuptuar se ylli i Tottenham, Erik Lamela i ishte ofruar klubit italian Inter në mars të këtij viti, transmeton Indeksonline.

Lamela luajti startues kundër Inter në ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku ekipi anglez pësoj humbje. Por Lamela ka mundur që të jetë kundërshtar i Inter të martën.

Transferimi i tij tek Inter ishte planifikuar këtë verë pasi që kishin arritur marrëveshje me ish drejtorin e klubit italian, Walter Sabatini. 

Por kur Sabatini u largua nga Inter, marrëveshje me Lamelan u prishë. Transferimi i tij do t’i kushtonte italianëve 35 milionë euro.

Në vend të tij, Inter bleu Keita Balde dhe Matteo Politano./Indeksonline/