19:08 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Zëdhënësja e Qeverisë: Ju patriotë me dy pasaporta në xhep, po na leni të izoluar

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka komentuar seancën e sotme të Kuvendit.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve që mos të bëhen patriota dhe ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Gashit pa ndërhyrje:

Kena mujt me kane si Zvicra! Kena mujt me e festu edhe 100 vjetorin e pavaresise! Kena mujt edhe me ia kalu Serbise me diplomaci! Kena mujt edhe me prodhu e eksportu ma shume se qe kena importu! Kena mujt me pas sa ma pak kriminela e njerez te korruptum!

Ama,

Patriotizmi nuk na ka lane.

E sot, patriotizmi i shume juve qe ne xhep i mbani nga dy pasaporta, ka rrezik me vazhdu me na lane te izolum.

Patriota, Votojeni Demarkacionin.

Nuk po ju ka hije !!! /Indeksonline/