11:30 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zemaj arsyeton largimin e LDK-së nga Kuvendi (Foto)

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot punimet e seancës plenare të lënë në gjysmë nga dje. Por, me pikat e rendit të ditës për sot nuk janë pajtuar disa deputetë të Kuvendit.

Armend Zemaj nga LDK-ja i cili me bashkëpartiakët e tij kanë bojkotuar seancën e Kuvendit, në një postim në Facebook ka shkruar se sot u dëshmua që qeveria e pakicës e ka bërë Kuvendin jofunksional.

Sipas tij, qeveria e ka humbur legjitimitetin e të ashtuquajturës mazhorancë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i plotë i Zemajt:

Kryesuesi i seances në mënyrë arbitrare filloi seancën pa miratimin e rendit të ditës. Këta mashtrojnë me prezencën në sallë, ofendojnë opozitën dhe tentojnë të shantazhojnë me logjikën e përfitimit personal.

Kjo qeveri e pakicës edhe sot u dëshmua se e ka bërë Kuvendin jo funksional duke e humbë edhe legjitimitetin e të ashtuquajturës mazhorancë.

Qëndrimi jonë është konform përgjegjësive tona institucionale. Nuk do të lejojmë që kjo qeveri e degradimit të vazhdojë me këtë avaz të njëjtë dhe vendin ta kthejë mbrapa aty ku dëshirojnë zaptuesit e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

P.S

Kjo është shumica aktuale e kësaj Qeverie. /Indeksonline/

Temat: