18:41 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

GOPAC: Tryezë diskutimi për pakot e ligjeve anti-korrupsion!

Në kuadër të javës ndërkombëtare anti-korrupsion, anëtarët e Kaptinës së GOPAC-ut në Kosovë,organizojnë tryezë për të diskutuar lidhur me pakon e ligjeve anti-korrupsion në Kosovë si dhe punën e institucioneve të drejtësisë në hetimin dhe gjykimin e lëndëve kundër korrupsionit dhekrimit të organizuar.

Pakoja e ligjeve që do të diskutohen janë: Kodi Penal dhe Kodi i procedurës penale, Ligji përzgjerimin e kompetencave për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, Ligji përparandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Ligji për mbrojtjen esinjalizuesve, Ligji për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë si dhe Ligji/projektligji përfinancimin e subjekteve politike.

Kjo tryezë, mbahet ditën e martë (11 Dhjetor 2018), në ndërtesën e Kuvendit të Republikës sëKosovës, salla C 405, duke filluar nga ora 11:00.Anëtarët e Kaptinës së GOPAC-ut në Kosovë, ju ftojnë që të merrni pjesë në këtë tryezëdiskutimi.