15:36 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Zgjatet afati i aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte për vitin 2018, është zgjatur deri më 13 prill 2018.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, të cilët kanë mbetur pa aplikuar deri më tani. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe vlenë për të gjitha masat mbeshtetëse për të cilat është shpallur afati për aplikim nga data 15 shkurt 2018.

Për skemën e subvencioneve, MBPZHR-ja ka planifikuar një buxhet prej 25 milionë eurove.