13:46 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Zidane flet për shortin dhe blerjen e mundshme të Neymar

Zinedine Zidane është shfaqur në konferencë sot para ndeshjes që Real Madridi do të zhvilloi ndaj Gironas. Trajneri francez e ka anlizuar edhe shortin me Juventusin në Champions League dhe blerjen e përfolur të Neymar.

“Shoh një ndeshje tejet konkurruese. Kemi patur fatin të përballemi me një kundërshtarë të fortë siç është Juventusi. Synimi jonë është që të luajm njëjt si vitin e kaluar ndaj tyre. Mendoj se mund të marrin rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë për të patur punë më të lehtë në përballjen e dytë” ka thënë Zidane.

Sa i përket blerjes së mundshme të Neymar, Zizu nuk ka thënë shumë fjalë.

“Nuk dua të jap komente për një futbollist që nuk është i joni. Kemi lojtarë të mjaftueshëm aktualisht, por sigurisht se Reali ka vend për futbollistë të mëdhenjë” ka thënë Zizu./Indeksonline/

Temat: