20:29 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Carvajal zbulon trajnerin më të mirë që ka pasur – dhe s’është Zidane

Dani Carvajal ka fituar tre tituj të Champions Leagues radhazi te Real Madridi nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Por, sipas Carvajal, Julen Lopetegui ishte trajneri i tij më i mirë, me të cilin ka punuar.

”Për mua, Lopetegui është trajneri më i mirë që kam pasur”, tha mbrojtësi i lënduar për TVE, transmeton IndeksOnline.

Image result for lopetegui

”Fatkeqësisht, ai kishte mungesë të fatit që të vazhdonte me ne”.

”Mënyra se si ai e shihte futbollin, mënyra e menaxhimit të grupit, ishte diçka që unë e vlerësoj”.

”E kam thënë edhe para se ai të vinte dhe e them edhe tani, ai është trajneri më i mirë që kam pasur”./IndeksOnline/