19:21 / E Enjte, 16 Gusht 2018

Zyrtare: Dorëhiqet referi i njohur i Premier Leagues angleze

Gjyqtari i Premier Leagues, Bobby Madley, njëri prej më të mirëve në zhvillim në kampionatin anglez, i cili referoi sfidën e Community Shield vitin e kaluar, befasisht është larguar nga profesioni i tij.

32-vjeçari ishte njëri prej atyre që Premier League shpresonte shumë në të – dhe pritej që ai t’i gjykonte edhe ndeshjet më të mëdha në Evropë në të ardhmen, transmeton IndeksOnline.

Në një njoftim të lansuar nga trupi përgjegjës i emërimeve të referëve, thuhet:

”Bobby Madley nuk është më refer i Premier Leagues. Ai ka vendosur që ta lë referimin për shkaqe personale”.

Ai nuk ishte prezent në takimin mandator para fillimit të sezonit të ri në ”St George’s Park”, ku referët janë përgatitur për kampanjën e re./IndeksOnline/