19:59 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Futbollisti i Milanit transferohet te Boca Juniors

Gustavo Gomez është futbollist i Boca Juniors, shkruan indeksonline.

Paraguaiani është transferuar në Argjentinë në formë huazimi për 18 muaj me të drejtë blerje.

Kostoja e huazimit do të jetë rreth 500 mijë euro, ndërsa nëse klubi vendos ta blejë, atëherë duhet të paguaj 6 milionë euro.

Gomez u transferua në San Siro në vitin 2016 ku ka zhvilluar 19 ndeshje. /IndeksOnline/

 

Temat: