12:35 / E Enjte, 05 Korrik 2018

Zyrtare: Joshua cakton datën e dy meçeve, ja me kë do të ndeshet

Anthony Joshua do të zhvillojë dy ndeshjet e tij të ardhshme në Wembley për të mbrojtur titujt e peshave të rënda.

Joshua do të mbrojë titujt e tij IBF, WBA dhe WBO në stadiumin kombëtar në Londër më 22 shtator dhe do të kthehet në ring përsëri më 13 prill.

Joshua pritet të mbrojë titujt e tij kundër Alexander Povetkin në shtator dhe mund të përballet me Wilder në prill, kur planet janë për një pjesëmarrje deri 100,000 persona.

Të dy kampionët e botës kishin negociuar me qëllim të një ndeshje më vonë këtë vit, por bisedimet u ndërprenë.

Më pas, WBA urdhëroi Joshuan të përballet me sfidantin e tij të detyrueshëm, Povetkin. /IndeksOnline/