08:52 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Juventusi bën të ditur kapitenin e ri (Foto)

Juventus, pas lamtumirës së Gigi Buffon, ka zyrtarizuar emrin e lojtarit që do të marrë shitirin e kapitenit për sezonin e ardhshëm.

Ai do të jetë Giorgio Chiellini. Lajmërimi është dhënë nëpërmjet një postim në profilin zyrtar të klubit në Instagram.

Qendërmbrojtësi shfaqet me fanellën e Juventus dhe me një dorë në zemër, ku duken qartë stema dhe tre yjet./IndeksOnline/