15:28 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Italisë (Foto)

Gigi Di Biagio është trajneri i ri i përkohshëm i Italisë.

Një komision i përkohshëm teknik, i cili do të udhëheqë ekipin kombëtar në ndeshjet miqësore, të planifikuara në mars, kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Ja deklarata e bërë nga FIGC:

“Pas një takimi të mbajtur sot në selinë e Federatës Italiane të Futbollit, në Romë, në prani të Roberto Fabbricini, komisionerit special, dhe zëvendësit të tij, Alessandro Costacurta, u vendos që të caktohet Luigi Di Biagio në postin e komisionerit teknik të ekipit kombëtar për dy angazhimet ndërkombëtare, në marsin e ardhshëm, kur janë planifikuar miqësore kundër Argjentinës në Manchester, më 23 mars, dhe kundër Anglisë, më 27 mars, në Londër”.