19:09 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Trepça’89 me kontratë 4-vjeçare për portierin e talentuar, Ardit Hyseni

Trepça’89 ka dëshmuar edhe njëherë se u jep prioritet gjeneratave të reja.

Klubi mitrovicas i ka ofruar kontratë 4-vjeçare portierit të talentuar, Ardit Hyseni.

Portieri mitrovicas ka impresionuar stafin teknik të klubit me punën e tij, dhe atij i është ofruar kontrata profesionale.

Ish-kampioni i Kosovës është i bindur se Hyseni do të jetë njëri prej më të mirëve në Kosovë në të ardhmen./IndeksOnline/