12:10 / E Martë, 08 Shtator 2020

​ATK-ja dhe Dogana, të vendosura për luftimin e ekonomisë joformale

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, sot ka pritur në një takim u.d. të drejtorit të e Doganës së Kosovës Ibrahim Xhaka me bashkëpunëtorët e tij.

Sipas një komunikate nga ATK-ja, qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, ku veç tjerash, gjatë këtij takim drejtorët e dy institucioneve kryesore të të hyrave.

Folën edhe për ndikim e deritashëm të pandemisë COVID 19 në performancen e këtyre dy institucioneve, e cila në masë të madhe ka goditur ekonomin e vendit tonë, e si rrjedhojë deri më tani ka rënie të theksuar të qarkullimit të bizneseve, si dhe pagesës së detyrimeve tatimore e doganore.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si edhe koordinimin e aktiviteteve midis dy institucioneve kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit.