11:28 / E Premte, 03 Korrik 2020

​ATK-ja tejkalon projeksionin e të hyrave për muajin qershor

Rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar edhe në muajin qershor, për të cilin vërehet rritje e dukshme e të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe në raport me muajit paraprak.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se shuma e inkasuar për janar-qershor 2020 është 215.9 milion euro, ku diferenca e rritjes është në muajin maj dhe qershor, pas vështirësive të krijuara nga pandemia për periudhën e muajve mars dhe prill, të hyrat e mbledhura vetëm në muajin qershor janë në vlerë 29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë.

“Ndërsa, në krahasimi me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2019) kemi rritje për 13.6% apo 3.5 milion euro më shumë. ATK do të punojë në vazhdimësi, në mënyrë që të realizohen objektivat e parapara për këtë vit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Mos i humb