23:02 / E Enjte, 19 Shtator 2019

​Bejta: Vajzat e Kosovës po dëshmohen kudo me suksese

Kandidatja e AAK-së për deputete, Fiknete Bejta është shprehur e lumtur për përkrahjen e shumë vajzave të reja, nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Postimi i Bejtës në Facebook:

E lumtur që gëzojë përkrahjen e shumë vajzave të reja, nga qytete të ndryshme të Kosovës. Si femër me ambicie politike premtoj se do jem gjithmonë zëri i tyre përfaqësues. Vajzat e Kosovës po dëshmohen kudo me suksese, andaj duhet t’i shtyejm drejt arenave të përfaqësimit. Më nderoi sot prezenca e deputetit Gani Dreshaj, një personi që nuk kanë skaj të mirat e tij.