19:13 / E Diele, 12 Korrik 2020

​Britania investon 750 milionë funte dhe infrastrukturë kufitare

Britania e Madhe do të investojë 705 milionë funte në infrastrukturë në kufij, në mënyrë që të vazhdojë tregtinë me BE, pasi marrëveshja për periudhën e tranzicionit pas Brexit skadon në fund të vitit, tha sot sekretari i shtetit britanik, Michael Gove.

Fondet përfshijnë 470 milionë për ndërtimin e portit dhe infrastrukturës rrugore, ndër të tjera në juglindje të Anglisë për shkak të kalimit me Francën për kamionë të mëdhenj.