08:34 / E Shtunë, 06 Qershor 2020

​COVID-19, ekspertët ndajnë këshilla sigurie për personelin shëndetësor

Personeli shëndetësor është gjithmonë i rrezikuar nga COVID-19 si pasojë e kontaktit të drejtpërdrejtë dhe kujdesit për të prekurit nga ky virus.

Specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thonë se ekspozimi i mjekëve dhe infermierëve ndaj COVID-19, përkthehet në rrezik infektimi.

“Ekspozimi i mjekëve dhe infermierëve ndaj COVID-19 përkthehet në rrezik infektimi prandaj është thelbësor informimi, marrja e masave parandaluese dhe kontrolli nga ky rrezik”, thotë FSDKSH.

Ata kanë ndarë këshilla sigurie për personelin shëndetësor. Vlerësimi i sigurisë shëndetësore përfshin vlerësimin e vendit të punës, vlerësimi i stafit dhe vlerësimi individual.

Këshilla sigurie për personelin mjekësor

– Të sëmurët kronikë 55-60 vjeç

-meshkujt janë më të rrezikuar

-Gjendja shëndetësore: Hipertesioni, problemet kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet kronike të veshkave, problemet kronike në mushkëri

Gratë shtatzënë duhet të bëjnë vlerësim risku. Gratë mbi 28 javëshe shtatzënë këshillohen të qëndrojnë në shtëpi. /ATSh/

Mos i humb