16:00 / E Mërkurë, 27 Maj 2020

​Gjendja në sistemin bankar vazhdon të jetë e qëndrueshme

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar lidhur me masat e ndërmarra gjatë periudhës me pandemi COVID-19 dhe shtyrjen e pagesave të kësteve të kredisë, me qëllim të lehtësimit të nevojave të bizneseve për likuiditet.

Gjithashtu, guvernatori Mehmeti njoftoi të pranishmit lidhur me planet e BQK-së për përkrahje të mëtejme të lehtësimit të qasjes në financa për bizneset dhe lehtësimeve që do të ndërmerren për të ndihmuar bizneset që të përballen më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre.

Pjesë e diskutimit ishte gjendja aktuale në sektorin financiar, në veçanti atë bankar, i cili vazhdon të jetë i qëndrueshëm, me tregues të lartë të likuiditetit dhe të kapitalit

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës falënderuan guvernatorin Mehmeti për masat e ndërmarra nga BQK-ja dhe shprehën gatishmërinë që së bashku me të gjithë akterët, të kontribuojnë në rimëkëmbjen më të shpejtë ekonomike të Kosovës.

Mos i humb