16:16 / E Diele, 21 Qershor 2020

​Hoteleria në Mal të Zi, bie qarkullimi deri 80 për qind

Qarkullimi në hotelerinë në Mal të Zi, në varësi të kategorisë së objektit dhe strukturës së mysafirëve, është më i ulët nga 50 deri në 80 për qind në krahasim me vitin e kaluar, dhe disa nga hotelierët as nuk i kanë hapur objektet e tyre, tha sot kryetari i Shoqatës së hotelerisë së Budvës Vido Markiçeviq.

Ai për gazetën ‘Pobjeda’ të Podgoricës ka thënë se objektet e hotelerisë, pasi u rihapën pas një ndalese pune dy mujore, po përpiqen të mbajnë të gjithë punëtorët dhe se ata paguajnë pjesën më të madhe të pagave të tyre nga fitimet në vitet e kaluara

Mos i humb