20:37 / E Martë, 28 Prill 2020

​Italia kapërcen 201 mijë të infektuar e 382 viktima në 24 orë

Italia ka regjistruar sot 201,504 të infetkuar e 27,359 viktima.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 382 viktima më shumë e 2,091 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.

Në Itali aktualisht janë 105,205 raste pozitive e janë shënuar 608 raste më pak se një ditë më parë.

Numri i të pacientëve të shëruar është rritur me 2,317 persona e numri i tyre ka arritur në 68,941.

Në reduktim është dhe numri i pacientëve në terapi intesive ku 24 orët e fundit kanë shënuar 93 pacientë më pak e numri aktual i tyre është 1,863.

Gjithashtu në reduktim është dhe numri i personave që po kurohen në struktura spitalore ku numri i tyre sot ka zbritur më 19,723 e janë 630 pacientë më pak se dje.

Rajoni i Lombardisë shënon sot 869 raste pozitive më shumë.

Numri i tamponeve të kryer deri më sot është 1,846,934 ndaj 1,274,871 personave.