11:02 / E Enjte, 24 Shtator 2020

​Krasniqi viziton pikën kufitare në Jarinjë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi së bashku me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot pikën kufitare Jarinjë, që ndodhet në pjesën më veriore të vendit në kufirin me Serbinë.

Ai bisedoi me pjesëtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës, me ç’rast ka përgëzuar ata për punën e tyre profesionale që po bëjnë atje, ndërsa premtoi se do ta luftojë informalitetin dhe krimin e organizuar gjithandej vendit. “Do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës”, ka thënë veç tjerash Krasniqi.