19:47 / E Mërkurë, 09 Janar 2019

​Naftëtarët kanë pasur marrëveshje për t’i mbajtur çmimet e naftës të larta

Dyshimet e deritashme, se naftëtarët kanë pasur marrëveshje për t’i mbajtur çmimet e naftës të larta janë shfaqur. Kështu kanë bërë të ditur burime të RTK-së.

Valon Perstreshi, kryetar i AKK-së, nuk ka konfirmuar këtë, por ka theksuar se shumë shpjet do të dalin me vlerësimin zyrtarë, pas hetimit të bërë në lidhje me dyshimet e ngritura për këtë çështje.

Ai ka thënë se në momentin që gjendet se ka pasur një marrëveshje të tillë, atëherë do të ketë gjobë për të dënuar të gjitha kompanitë që kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshje dhe sipas tij dënimi është 10% e fitimit vjetor.