13:10 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020

​Osmani: Do t’i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet, me Bankën Botërore

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim një delegacion të Bankës Botërore, udhëhequr nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Me këtë rast kryeparlamentarja Osmani ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit më Bankën Botërore, duke i trajtuar me prioritet të gjitha projektet dhe marrëveshjet e kësaj organizate me institucionet e Kosovës.

Ndërsa, drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga Banka Botërore në disa fusha, ndër të cilat edhe arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin.