12:12 / E Enjte, 13 Gusht 2020

​SHBA nuk heq tarifat për importet evropiane

SHBA ka vendosur të mbajë një tarifë 15 për qind për importet e aeroplanëve Airbus dhe një tarifë prej 25 për qind për importet e një game të produkteve ushqimore nga Bashkimi Evropian, duke njoftuar fillimin e një “procedurë të re” për të gjetur një zgjidhje “afatgjate”.

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) vendosi pas një mosmarrëveshje të gjatë që subvencionet evropiane ndaj prodhuesit të avionëve Airbus ishin të paligjshëm, duke aprovuar SHBA të vendosë detyrime kundërvepruese për importet evropiane me vlerë 7.5 miliardë dollarë në vit.

Uashingtoni ka vendosur një tarifë 15 për qind për importet e aeroplanëve Airbus dhe një tarifë 25 për qind për importet e një game të produkteve kryesisht ushqimore nga vendet e BE-së, përfshirë Kroacinë.

Brukseli ka bërë një seri lëvizjesh për të kërkuar heqjen e tarifave, por përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA (USTR) Robert Lightizer vuri në dukje të mërkurën se BE “nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme” për t’u pajtuar me vendimet e OBT, andaj Uashingtoni do të nisë një proces të ri për të gjetur një zgjidhje afatgjatë.

Zyra e Lighthizer njoftoi gjithashtu se do të përjashtojë disa produkte nga Greqia dhe Britania nga lista e produkteve të mbuluara nga taksat doganore dhe të shtojë produkte nga Gjermania dhe Franca në vlerën e duhur.

Airbus u përpoq të inkurajojë Uashingtonin për të hequr tarifat, duke ofruar pagimin e kamatave më të larta për dy kredi të dhëna asaj nga Franca dhe Spanja në korrik, në një përpjekje “të fundit” për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë.

Ata reaguan ndaj vendimit për zgjatjen e tarifave doganore me “keqardhje të thellë”.

“Ne besojmë se “Evropa do të përgjigjet në mënyrë të duhur, në mënyrë që të mbrojë interesat e veta dhe interesat e të gjitha kompanive dhe sektorëve evropianë, përfshirë Airbus, të cilat janë goditur nga tarifat,” tha Airbus.

Diplomatët e BE në Uashington nuk ishin menjëherë të disponueshëm për të komentuar zgjatjen e tarifave amerikane.

Mos i humb