23:04 / E Hënë, 05 Tetor 2020

​SHBA sërish me më shumë se 35,000 infeksione të reja

Sot, 36.778 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, gjë që rriti numrin e të infektuarve në 7 milionë e 396 mijë e 730.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, 378 njerëz vdiqën brenda 24 orëve të fundit duke çuar kështu totalin në 209,199.

Agjencia kujton se të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk pasqyrojnë domosdo rastet e pacientëve të raportuara nga shtetet federale amerikane.