08:23 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

​​Ancelotti e do Pastoren te Napoli

Futbollisti argjentinas pritet të largohet nga Paris Saint-Germain.

Pasi nuk arriti të largohej nga Parisi në afatin kalimtar të dimrit, Javier Pastore pritet ta bëjë këtë gjatë verës.

Në këtë afat kalimtar, trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ia ka vënë syrin futbollistit argjentinas. Siç raportojnë mediat italiane, Pastore ka përfunduar në listën e ngushtë të Napolit, që pritet të përforcohet në verë.