75 Mall Live Search
23:57 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

​​Guaido u kërkon qytetarëve të rrisin presionin mbi ushtrinë

Kreu i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, nxiti sot popullatës që të marshojë nesër në mënyrë paqësore drejt bazave ushtarake të vendit, për t’i kërkuar ushtrisë të mos mbështesë presidentin Nicolas Maduro, tre ditë pas një përpjekje të dështuar për kryengritje.

“Ne e dimë që duhet të vazhdojmë të protestojmë, ne duhet të vazhdojmë në mënyrë paqësore dhe qytetare, pa rënë në grackën e qeverisë”, deklaroi Juan Guaido gjatë një konference për shtyp.

“E gjithë beteja jonë zhvillohet dhe do të vazhdojë të zhvillohet në kuadër të Kushtetutës”, theksoi deputeti i qendrës së djathtë, 35 vjeç, i njohur si president i përkohshëm i Venezuelës nga rreth 50 vende përfshirë edhe SHBA-në.

“Ne jemi të bashkuar dhe më të fuqishëm se kurrë”, shtoi presidenti i Parlamentit, i vetmi institucion venezuelas i kontrolluar nga opozita. /Indeksonline/