19:17 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

​​Pasi u largua nga Monaco, Jardim e kërkojnë në Premier League

Trajneri portugez mund të gjejë menjëherë një punë të re.

Leonardo Jardim u shkarkua nga posti i trajnerit të Monacos para pak javësh, por duket se ai do të bëhet me skuadër të re shumë shpejt.

Sipas mediave franceze, ai mund të marrë drejtimin e Leicester City që janë të parët të cilët po interesohen për trajnerin portugez.

Trajneri aktual i “Dhelprave”, Claude Puel nuk është duke treguar rezultate të mira, ku në nëntë takime ka arritur të marrë vetëm 12 pikë.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur të mendojnë për një tjetër alternativë për stolin dhe Jardim për momentin duket se është i preferuari i tyre.