11:15 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

​​Sampaoli: Në Argjentinë duan ta shkatërrojnë Messin

Ish-trajneri i kombëtares argjentinase ka folur për periudhën që ka drejtuar Albicelesten.

Jorge Sampaoli thyhen heshtjen dhe flet për Lionel Messin dhe eksperiencën e tij në Botërorin “Rusia 2018”.

Ish-trajneri i Argjentinës thotë se tifozët argjentinas nuk e shijojnë lojtarin më të mirë në botë ashtu si tifozët e Barcelonës dhe në këtë mënyrë duan ta shkatërrojnë pesë herë fituesin e Topit të Artë.

“Kam pasur fatin të drejtoj lojtarin më të mirë në botë dhe ndoshta më të mirin e historisë”, tha Samapoli. “Ai ka thyer të gjithë rekordet, por në vendin e tij kritikohet në mënyrë sistematike”.

“Argjentinasit e kanë të vështirë të shijojnë lojën e Messit dhe të kënaqen me të, sepse ata dinë vetëm të shkatërrojnë. Njerëzit atje nuk dinë të shijojnë, por vetëm të shkatërrojnë”. “Messi e vuan shumë këtë fakt. Unë e njoh dhe e di mirë. Është i jashtëzakonshëm”, përfundoi ai.